Zgjerojini horizontet Tuaja:

Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT i hap dokumentet Tuaja për botën

Mirë se erdhët në Qendrën për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT, agjencinë profesionale për përkthime

Përkthimi është mjeshtëri dhe art, që praktikohet nga ana e individëve, të cilët duhet të kenë më shumë se aftësi për ta folur mirë gjuhën

Përkthyesit duhet të kenë aftësi të shkëlqyera për të shkruar, për kuptim kulturor, ekspertizë teknike dhe kuptim të përbashkët, si dhe krenari për punën e tyre. Ne të gjitha dokumentet ua besojmë vetëm përkthyesve, interpretuesve, lektorëve, redaktorëve dhe projekt-menaxherëve profesionistë dhe të kualifikuar, të cilat kanë përvojë shumëvjeçare dhe njohje të materies përkatëse.

Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT është agjenci përkthimesh me përvojë, e specializuar për përkthime të ndërlikuara dhe tepër voluminoze. Agjencia është themeluar në Shkup, në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë. Ajo ka mbi 10 vjet përvojë pune dhe është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha kërkesave për përkthim të organizatës Suaj. Me ndihmë të përkthyesve me përvojë, ne jemi të specializuar të sigurojmë përkthime me kualitet të lartë, të cilat realizohen nga ana e ekipeve të zgjedhura të përkthyesve. Si agjenci me shërbim të plotë, ne ofrojmë përkthim, redaktim dhe lekturë pa shpenzime plotësuese dhe përkthim të të gjitha llojeve të dokumenteve, në dhe nga të gjitha llojet e formateve. Ekspertët tanë të linguistikës përkthejnë miliona fjalë në muaj, duke ua dorëzuar me sukses projektet klientëve dhe organizatave qeveritare dhe joqeveritare, pothuajse në secilën industri kryesore. Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT mundëson komunikim të shkruar dhe gojor midis klientëve tanë dhe botës. Ne jemi të detyruar të jemi të përsosur, të saktë dhe t’i transmetojmë në mënyrë adekuate mesazhet origjinale në secilën gjuhë, vend ose kulturë.

Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT në vazhdimësi zgjidhet midis agjencive të shumta për përkthim, si rezultat të aftësisë së saj për të siguruar saktësi të madhe gjatë përkthimeve, dorëzimit në kohë të të njëjtave dhe kostos së ulët të ofertës.

Secila pjesë e projektit Tuaj do të punohet me profesionalizëm dhe me besueshmëri. Si klient, Ju mund të mbështeteni në Qendrën për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT, për organizim të suksesshëm të rrjedhës së projektit Tuaj dhe për të siguruar kualitet më të lartë në treg me çmime konkurrente.

Ku qëndron  sekreti i përkthimeve tona? Me ne bashkëpunon një ekip profesionistësh dhe përkthyesish me përvojë. Secili prej tyre është i specializuar në sferën e tij të përkthimit dhe e njeh vokabularin e veçantë. Në përputhje me këtë fakt, Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT është e aftë të siguroj kualitet dhe saktësi gjatë përkthimit të një teksti, i cili mund të jetë nga sfera të ndryshme. Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT ka përkthyes profesionist dhe përpiqet të siguroj:

Kualitet: Ne sigurojmë përkthim me kualitet të lartë nga ana e përkthyesve profesionistë. Aktiviteti i përkthyesve tanë nënkupton më shumë se transmetim të fjalëve dhe frazave nga një gjuhë në një gjuhë tjetër. Përkthyesit veprojnë si lehtësues gjatë komunikimit interkulturor.

Besueshmëri: Ne kujdesemi për besimin e klientëve tanë dhe për informatat e tyre. Si pjesë e ekipit të përkthyesve të Qendrës për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT, përkthyesit tanë janë të obliguar me kontrata për besueshmëri, të cilat paraqesin një hap plotësues drejt sigurimit të privatësisë së informatave të klientëve tanë.

Kulturë: Ne i theksojmë dallimet kulturore që kanë ndikim ose sjellje negative në komunikimin me klientët tanë.Vetëdije gjuhësore: Ne jemi të vetëdijshëm rreth variacioneve gjuhësore dhe dialekteve të vendeve dhe kulturave të ndryshme dhe nëse ka nevojë angazhojmë përkthyes të cilët gjuhët përkatëse i kanë gjuhë amtare. Ne gjithashtu do të angazhojmë përkthyes që janë të specializuar në sferën Tuaj dhe për dialektin e veçantë, që ato të punojnë në projektin Tuaj.

Komunikim: Do t’ju njoftojmë! Përkthyesit tanë çdo ditë na informojnë rreth përparimit, me qëllim që t’u ndihmohet projekt-menaxherëve t’ju njoftojnë lidhur me projektin. Gjithashtu, edhe personeli ynë i prodhimit dhe i marketingut është në komunikim të përditshëm lidhur me rrjedhën e projektit.

Gjatë përkthimit bëjmë revidim të kujdesshëm, me qëllim që të mundësohet përkthim i saktë i origjinalit. Ne jemi në hap me zhvillimet e fundit teknologjike, duke filluar nga softuerët për përkthim automatik, deri në fjalorët elektronik, të cilët paraqesin pjesë plotësuese e punimit të detajuar të çdo projekti. Ne krijojmë ambient pune efikas dhe efektiv, me komunikim të shkëlqyer midis të gjitha palëve të përfshira në projekt.

Përkthyesit tanë përdorin vegla moderne për përkthim, siç janë Wordfast, Transit, Trados, GoCat e të tjerë, për të siguruar përkthime me kualitet të lartë, por edhe përkthim të saktë dhe profesional.

Misioni ynë është të sigurojmë zgjidhje me të cilat organizatave afariste dhe institucionale do t’u mundësohet t’i transmetojnë saktë idetë dhe vizionet e klientëve në tregjet e huaja. Duke i tejkaluar pritjet e klientëve tanë nga aspekti i kualitetit, efikasitetit dhe standardeve etike, ne do të vazhdojmë t’i zgjerojmë aktivitetet tona.

Ne e çmojmë interesimin Tuaj për organizatën tonë. Jeni të mirëseardhur, ndërsa ne jemi të gatshëm për t’i plotësuar nevojat Tuaja.

 

Me respekt

IN& OUT TCC