Shoqëria për shërbime dhe kurse për gjuhë të huaja IN dhe OUT është prezent në tregun maqedonas nga shtatori i vitit 2001, duke nisur të punoj si shkollë për gjuhë të huaja për ta përhapur më pas veprimtarin e saj dhe të ritet në agjenci të përkthimeve e cila në ditën e sotme paraqitet si lider i tregut në këtë sferë dhe ka arritur të krijoj besim tek konsumatorët, si rezultat i shërbimeve të ofruara cilësore dhe profesionale.

Kompania disponon me hapësira të saja afariste dhe hapësira zyrash të nevojshme për aktivitetet e parapara si dhe mjete tjera bashkëkohore të cilat  mundësojnë përmbushjen efikase dhe ekzakte të shërbimeve intelektuale. Ekipi punues është i përbërë nga profesionistë me kualifikim të lartë, të cilët disponojnë me dituri specifike dhe përvojë të nevojshme nga lëmit përkatëse dhe të cilët u përgjigjen kërkesave të klientëve në kohë.

Zhvillimi i kompanisë ka kontribuar mbi suksesin profesional dhe bashkëpunimin e suksesshëm me shumë institute qeveritare ( Sekretariatin për Çështje Evropiane, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë për Punë dhe Politik Sociale të RM, Ministrinë e Ekonomisë së RM, Sekretariatin për Legjislativë të RM, Fondin për Sigurim Shëndetësor të RM, Njësinë e projektit për koordinim të Ministrisë së Shëndetësisë të RM dhe tjera), institute qeveritare të huaja (Sekretariati Gjeneral i Republikës së Sllovenisë), organizata joqeveritare (Fondacioni i Ballkanit për Fëmijë dhe të Rinj, Edukim Global, Instituti për Menaxhim të mirë dhe për Perspektiva Euroatlantike) dhe shumë kompani private të vendit dhe të jashtme ( Normak Projekt, Astreks, SINTEF, BAR E.C.E, Star Grup-Sllovenia, AD MEPSO, Postat e Maqedonisë, Bi- Mek, Komuna SHA- Shkup, Konsultime urbane- rural Shkup, Urban Invest, Instituti Nacional për Demokraci- Shkup).

Kompania vazhdon të jetë lider i tregut në vendin tonë dhe në regjion përmes shërbimeve të mëtejme profesionale, cilësore dhe në kohë, si dhe përmes investimit të kapacitete të veta profesionale dhe teknike.