Përkthime të dokumenteve juridike dhe përkthime gjyqësore

Rriteni nivelin e aktiviteteve Tuaja juridike, nëpërmjet komunikimit më të lartë me klientët, duke i përdorur shërbimet e Qendrës për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT. Duke filluar nga viti 2001, vazhdon tradita jonë për t’u siguruar klientëve shërbime përkthimi në kohën e duhur, me kualitet të lartë dhe me kosto të ulët. Ne ofrojmë profesionalizëm në të gjitha gjuhët e huaja, i sigurojmë përkthyesit më të kualifikuar dhe ofrojmë shërbime shumëgjuhëshe. Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT le të jetë zgjidhja Juaj për të gjitha nevojat gjuhësore internacionale, duke i pranuar në tërësi përparësitë e mundësive që Jua ofrojmë ne dhe agjencia jonë. Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT bën përkthime gjyqësore dhe përkthime të dokumenteve juridike në të gjitha gjuhët. Dokumentet e përkthyera me siguri do të pranohen gjatë aktiviteteve juridike. Ne garantojmë shërbime përkthimi me kualitet më të lartë dhe me çmime më të ulëta.

Përkthim të dokumenteve juridike

  • Çertifikatë lindje/Çertifikatë vdekje
  • Çertifikatë martese
  • Dokumente shkurorëzimi
  • Diploma, shkresa
  • Vërtetime
  • Kontrata/Marrëveshje
  • Udhëzime për përdorim/Manuale
  • Aktgjykime/Ankesa
  • Vebfaqe/Buletine
  • Dokumente shumëgjuhëshe

Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT mundëson përkthime gjyqësore, me përkrahje të njërës nga agjencitë botërore më prestigjioze të përkthimeve. Edhe Ju mund ta fitoni SHPEJTË përkthimin Tuaj!

Përkthyesit tanë profesionistë janë përkthyes gjyqësor, ekspertë të gjuhëve që i përkthejnë dhe janë me eksperiencë të madhe në sigurimin e të gjitha elementeve të nevojshme, me qëllim që të pranohet përkthimi Juaj (siç janë, firma, vula, vërtetimi, rekomandimi). Përkthyesit gjithashtu kanë përvojë në sigurimin e përkthimeve të të gjitha dokumenteve që kërkohen nga ana e punëdhënësve, shkollave dhe universiteteve Tuaja. Nëse keni nevojë për përkthime adekuate dhe nëse doni përgjigje të shpejtë të kërkesave Tuaja, Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT Ju mirëpret.

Përkthyesit tanë do t’i përkthejnë dokumentet Tuaja dhe do të sigurojnë deklaratë se teksti i përkthyer në gjuhën e dëshiruar është i saktë dhe i identik me origjinalin. Përkthyesit gjyqësor gjithashtu do ta vulosin ose vërtetojnë dokumentin Tuaj. Përkthimi i dokumentit zyrtar është i rregullt jo vetëm nga aspekti gjuhësor por edhe nga pamja e tij. Dokumentet Tuaja do të formatohen saktë për të qenë identike me origjinalin.

Ne kemi në dispozicion ekspertë juridik në shumë sfera të veçanta të drejtësisë, siç janë:

* E drejta administrative

* E drejta bankare

* E drejta e falimentimit

* E drejta lëndore

* E drejta civile

* E drejta tregtare

* E drejta publike

* E drejta e shoqërive tregtare

* E drejta konkurrente

* E drejta kushtetuese

* E drejta ndërkombëtare

* E drejta kontraktuese

* E drejta autoriale

* E drejta penale

* E drejta materiale

* E drejta ekologjike

* E drejta familjare

* E drejta e pronësisë industriale

* E drejta e sigurimit

* E drejta e pronësisë intelektuale

* E drejta financiare

* E drejta e trashëgimisë

* E drejta e proceseve

* E drejta territoriale

* Të drejta të tjera

Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT ka përkthyes gjyqësor. Ne mund t’jua vërtetojmë dokumentet, duke ua dhënë atyre formën e përkthimit të drejtë dhe zyrtar. Me ndihmë të përkthyesve gjyqësorë me përvojë dhe me kualifikime të mira, por edhe me pajisjet teknologjike moderne për përkthim, Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT do t’ju mundësoj përkthim të shpejtë, të sigurt dhe me kosto të ulët të dokumenteve Tuaja, pothuajse në të gjitha gjuhët e huaja.