Gjatë përkthimit konsekutiv, përkthyesi përkthen menjëherë pasi biseduesi të ndaloj së foluri në gjuhën e zgjedhur. Fjalimi ndahet në pjesë dhe përkthyesi ri i ulur ose qëndron në këmbë afër biseduesit që flet në gjuhën që përkthehet, dëgjon dhe mban shënime, duke e ndjekur fjalimin e biseduesit. Kur biseduesi bën pushim ose përfundon së foluri, atëherë përkthyesi interpreton një pjesë të mesazhit ose mesazhin e plotë në gjuhën në të cilën përkthehet përkthimi. Gjatë përkthimit me zë të ulët (cuchotage, në frëngjisht), përkthyesi ri i ulur ose qëndron në këmbë afër grupit që duhet t’i përkthehet fjalimi, duke e përkthyer fjalimin-bisedën me zë të ulët. Për këtë metodë përkthimi nuk nevojiten pajisje, por e njëjta mund të bëhet nëpërmjet mikrofonit ose kufjeve, nëse pjesëmarrësit do të kërkojnë një gjë të tillë. Përkthimi me zë të ulët përdoret në rastet kur shumica e grupit e flet gjuhën në të cilën mbahet fjalimi-biseda, ndërsa pakica nuk e flet atë gjuhë (zakonisht jo më shumë se tre persona).
Ekipi i përkthyesve të Qendrës për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT
- përkthyes profesionist dhe me përvojë ju mundësojnë t’i fitoni shërbimet më të mira të përkthimit;
- kompetentë për linguistikën e gjuhëve që i përkthejnë;
- njohuri të gjera në sferën teknike në të cilën i mundësojnë shërbimet e përkthimit;
- njohje të shkëlqyer të gjuhës që përkthehet dhe të gjuhës në të cilën bëhet përkthimi;
- përkthyesit tanë janë në hap me standardet e larta të etikës profesionale, besueshmërisë dhe profesionalizmit. Ato nënshkruajnë kontratë për besueshmëri dhe obligohen me Kodeksin e rreptë etik, që nënkupton se të gjitha informatat që i këmbeni me ne nëpërmjet përkthimit, mbeten të sigurta dhe të besueshme;
- përkthyesit i përdorin metodat e sigurta për kontroll të kualiteti, me qëllim që të shihet se projektet e përkthimit të cilat i prezantojmë ne ju dorëzohen në afat të shkurtër kohor;
- analistë me përvojë rregullisht i vëzhgojnë shërbimet e ofruara nga ana e përkthyesve tanë.
Përfitimet e përdorimit të shërbimeve tona të përkthimit
- Pajisje me kualitet të lartë: për përkthim të mirë ne përdorim pajisje teknologjike me kualitet të lartë. Gjatë përkthimit, personat që dëgjojnë dhe ato që flasin fitojnë përshtypje sikur fjalimi-biseda të jetë dedikuar vetëm për to;
- Organizimi i kohës: shërbimet tona të përkthimit ju ndihmojnë të kurseni kohë dhe punën ta mbaroni me lehtësi;
- Përkthime shumëgjuhëshe: mund të sigurojmë shërbime përkthimi nga një gjuhë në shumë gjuhë të tjera;
- Çmime konkurrente;
- Respektim të afateve të përkthimit;
- Afat i shkurtër kohor;
- Analistë me përvojë rregullisht i kontrollojnë shërbimet e ofruara nga ana e përkthyesve tanë.