Redaktimi është proces i zgjedhjes dhe përgatitjes së gjuhës, fotografive, zërit, videos ose filmit nëpërmjet proceseve të korrigjimit, rregullimit, organizimit ose modifikimeve të tjera në ambiente të ndryshme. Procesi i redaktimit buron nga ideja e punës dhe vazhdon në raportet midis autorit dhe redaktorit. Redaktimi, gjithashtu është praktikë e cila përfshin mjeshtëri kreative, raporte njerëzore dhe komplet preciz me metoda.
Redaktimi është procedura që fillohet pas përfundimit të tekstit fillestar. Ju përsëri e lexoni tekstin fillestar për të parë nëse dokumenti është organizuar mirë, nëse kalimi nga një qëndrim në një tjetër është i drejtë dhe nëse dëshmia e dhënë nga ana Juaj do ta mbroj siç duhet argumentin Tuaj.
Rregullimin teknik ne e përkufizojmë si në vijim:
- Redaktim thelbësor të tekstit për të mundësuar qartësi gjatë shprehjes;
- Konsistencë në terminologjinë;
- Kontrollim të tabelave dhe të dhënave të tjera.
Elementet klasike të redaktimit të gabuar janë mungesa e konsistencës në gjuhën dhe formatin, struktura jo e drejtë, gabimet faktike dhe mungesa e vëmendjes së lexuesit.
Qëllimi i redaktorit teknik është që dokumentin ta bëj konsistent nga aspekti gjuhësor dhe nga aspekti i formatit. Stili i formateve të prezantimit duhet të jetë konsistent. Të gjitha titujt kryesorë duhet të paraqiten njësoj, nëntitujt gjithashtu edhe pse ato paraqiten si më pak të rëndësishme, krahasuar me titujt kryesor ose me dimensione më të vogla të fonteve.
Redaktorët profesionist të Qendrës për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT do ta kontrollojnë dokumentin Tuaj për gabime gramatikore, gabime në kohët, në drejtshkrim dhe gjatë shtimit të tekstit në dokument. Ato gjithashtu do ta kontrollojnë edhe zgjedhjen e termave dhe strukturën e fjalisë për të siguruar rrjedhë logjike dhe lejueshmëri të mirë të debatit, raportit ose shkrimit Tuaj. Krahas kësaj, dokumenti Juaj do të redaktohet me qëllim që të sigurohet stil dhe qartësi adekuate, saktësi dhe konsistencë. Na i besoni dokumente Tuaja dhe shfrytëzojini shërbimet tona të redaktimit me kualitet të lartë. Ekipi ynë redaktues përbëhet nga profesionistë me përvojë pune në sferat përkatëse. Redaktorët tanë mund t’i redaktojnë me sukses dokumentet e të gjitha sferave. Midis redaktorëve tanë gjenden edhe shumë persona me titullin magjistër, doktorë shkencash dhe ekspertë të tjerë akademik.