Lektura paraqet lexim të materialit ose veprës, me qëllim që të konstatohen dhe korrigjohen gabimet që kanë ndodhur gjatë përgatitjes së materialit ose veprës. Kompjuterizimi, gjithnjë e më shumë, kërkon që lektorët të fitojnë aftësi që kanë të bëjnë me veprimtarinë botuese kompjuterike. Praktika e përbashkët për të gjitha materialet është që ato të jepen në lekturë, nëpërmjet të cilës do të kontrollohen dhe do të shënohen gabimet, pa dallim nëse të njëjtat janë të parëndësishme. Lektura konsiderohet si mjeshtëri e veçantë e cila duhet mësuar sepse gjatë leximit të tekstit automatikisht korrigjohen gabimet. Një person që nuk është edukuar për lekturë mund të mos i konstatoj gabimet, siç janë fjalët e pashkruara ose përdorimi joadekuat i fjalëve, sepse është mësuar t’i konsideroj si të sakta. Lektura përbëhet nga kontrollimi i çdo teksti, pa dallim nëse bëhet fjalë për tekst të shtypur ose kopje elektronike në kompjuter dhe nga kontrollimi i gabimeve gjatë shkrimit dhe formulimit të tekstit.

Lektura është faza e fundit e procesit të redaktimit, duke i konstatuar gabimet e vogla, siç janë ndarja e gabuar e fjalëve në rrokje dhe gabimet e drejtshkrimit. Gabimet duhen lekturuar menjëherë pas përfundimit të redaktimit të tekstit.

Përmbajtja është e rëndësishme. Pamja e dokumentit, pa dallim nëse Ju pëlqen ose jo, ndikon në mënyrën në të cilën personat e tjerë sjellin konkluzione për të njëjtin. Gjatë përgatitjes së tekstit, nëpërmjet të cilit i zhvilloni dhe i paraqisni idetë tuaja, Ju nuk kujdeseni për gabimet që e tërheqin vëmendjen e lexuesit nga porosia që keni dashur ta përcillni. Vëmendje u duhet kushtuar detajeve që Ju ndihmojnë të lini përshtypje të mirë.

Projektin Tuaj të radhës ta bëjmë më të mirë! Ne japim garanci për punën tonë dhe Ju ofrojmë shërbim më të mirë gjatë lekturës. Redaktorët tanë do ta lexojnë dokumentin Tuaj, duke siguruar komunikim të lehtë midis përgatitësit të tekstit dhe lexuesit, nëpërmjet konceptit të shkruar.

Ne i korrigjojmë gabimet e drejtshkrimit që mund të bëhen nga ana e përgatitësit të tekstit, përkatësisht gabimet gramatikore, gabimet lidhur me kohët, me ndarjen e fjalëve në rrokje dhe me strukturën e fjalisë.

Ne i mbulojmë të gjitha sferat akademike me numër të madh lektorësh, të cilët janë ekspertë në një numër të madh disiplinash akademike. Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT është tepër selektive gjatë zgjedhjes së lektorëve. Në Qendrën për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT nuk angazhojmë lektorë anonim, por vetë i zgjedhim lektorët dhe secili prej tyre është i respektuar në sferën e lekturës. Të gjithë lektorët tanë kanë të paktën titull shkencor magjistër (disa prej tyre janë edhe doktorë shkencash), janë duke ligjëruar nëpër universitetet dhe kanë përvojë në lekturë. Ne garantojmë shërbim efikas dhe të plotë.