Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT i ka zgjedhur metodat më të mira për mësimin e gjuhëve të huaja. Ne mundësojmë ofertë të madhe për mësimin e gjuhëve të huaja, midis të cilave i veçojmë: gjuhën angleze, gjuhën gjermane, gjuhën italiane, gjuhën frënge, gjuhën shqipe, gjuhën maqedonase për të huaj...

Në veçanti duhet theksuar se ne realizojmë testime falas dhe kontrollim të njohurive për njohjen e gjuhës së huaj, nëse ju nuk jeni të sigurt për nivelin e njohurive që i posedoni. Mundësimi i mësimit interaktiv bashkëkohor, në atmosferë të këndshme dhe relaksuese, në qendrën e qytetit, patjetër është një nga përparësitë e Qendrës për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT. Këtu mund të gjeni profesorë me përvojë, mundësi për të paguar në këste, zbritje...

Qendra për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT organizon kurse për mësimin e gjuhëve të huaja edhe në ambientet Tuaja, nëse ka nevojë dhe do të shprehet interes për një gjë të tillë. Programet sipas të cilave organizohen ligjëratat bazohen në metoda, të cilat deri më tani janë dëshmuar si më të mirat gjatë mësimit të gjuhëve të huaja. Tekstet e librave janë bashkëkohore dhe të përshtatura për të gjitha moshat, duke pasur një fond të madh fjalësh nga komunikimi i përditshëm. Në fund të kursit Ju fitoni certifikatë për mbarimin me sukses të kursit të gjuhës së huaj. Profesorët janë kualitativ dhe me përvojë të madhe në lëminë e tyre.