Mësimi individual është i dedikuar për klientët me nevoja të ndryshme, në dallim nga ato që ndjekin mësim në grup, të cilët më shumë e preferojnë mësimin “tet-a-tet” dhe për shkak të obligimeve të tyre profesionale nuk mund t’i përshtaten mësimit në grup.

Mësimi individual organizohet nëse klientët kanë disa kërkesa të veçanta lidhur me përmbajtjen e mësimit, siç është për shembull përgatitja për ndonjë prezantim, për udhëtim zyrtar ose për negociata afariste.

Mësimi individual, i përshtatur në këtë mënyrë, mundëson që klienti t’i zgjedh materialet nga të cilët do të mësoj dhe fleksibilitet për sa i përket kohës kur do të mbahet mësimi dhe vendit ku do të realizohet i njëjti.

Nëse klientit nuk i përshtatet orari i caktuar, mund ta anuloj orën dhe të njëjtën ta caktoj në kohën më të përshtatshme për të.

Mësimi i tillë mund të ofrohet për kurs standard ose për shkak të kërkesave të veçanta të klientit, për t’u përgatitur program i veçantë mësimor. Me ritmin dhe temat që do t’i përmbaj, kursi do t’i përshtatet interesave të klientit.