Testet IELTS dhe TOEFL janë të njohura dhe prej tyre frikësohen shumë persona në mbarë botën, të cilët e mësojnë gjuhën angleze. Të dy provimet kryhen nga ana e universiteteve, për t’i vlerësuar aftësitë e kandidatëve për të folur në gjuhën angleze. IELTS përdoret në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Australi dhe është i njohur nga ana e shumë universiteteve në Amerikë dhe Kanada, duke e përfshirë Harvard Business School. TOEFL kryesisht përdoret nga ana e universiteteve amerikane. Ai gjithashtu është i njohur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Australi.

IELTS paraqet Sistem ndërkombëtar për testim të njohjes së gjuhës angleze. Vlerësimi sipas këtij sistemi bëhet me nëntë pika, ku pika e nëntë  nënkupton se niveli i njohjes së gjuhës angleze i kandidatit është i barabartë me atë të një personi me arsim të lartë, i cili gjuhën angleze e ka gjuhë amtare. Sistemi i teston të katër aftësitë në kontekst akademik (leximin, shkrimin, dëgjimin dhe të folurën). Kandidatët duhet të arrijnë sukses 5.5 që të fitojnë çertifikatë universitare, ndërsa kandidatët e studimeve pasuniversitare duhet të arrijnë sukses prej 6.5. Për programet specifike, disa universitete do të kërkojnë edhe nota më të larta për të gjitha edukimet. Gjithashtu, testi IELTS mund të jepet në qendrat nëpër botë dhe në intervale të shpeshta gjatë vitit.

Për pronarët e shkollave të gjuhëve të huaja, kurset përgatitëse për provimin IELTS zakonisht janë burim kryesor të ardhurash. IELTS gjithnjë e më shumë është duke u popullarizuar në të gjithë botën, ndërsa nxënësit duhet të ndjekin mësime përgatitëse që ta marrin provimin dhe të paraqiten në universitetet e mirënjohura të shteteve të huaja. Ekzistojnë shumë materiale për përgatitje që mund të përdoren në këto mësime, por edhe materiale shumë të rëndësishme për provimin. Profesorëve që ligjërojnë IELTS duhet t’u shpjegohen kërkesat e provimit dhe t’u mundësohet trajnim i shkurtër. Detajet mund të gjenden në vebfaqen e IELTS.

Ne ofrojmë përgatitje më kualitative për IELTS dhe TOEFL.

Programi ynë i përgatitjes për ТOEFL do t’ju ndihmoj të futeni në sistemet universitare të të gjitha vendeve. Ne do t’ju përgatisim shpejtë dhe në mënyrë efikase për testin TOEFL.

Në Qendrën për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT mund t’ju ndihmojmë të përgatiteni në mënyrën më bashkëkohore për testin IELTS. Nëpërmjet përmirësimit të njohurive Tuaja të gjuhës angleze, Ju e mësoni edhe IELTS.

Praktika dhe kontrollet e vazhdueshme do t’ju sigurojnë aftësi dhe besim, që do t’ju ndihmojnë të arrini sukses gjatë dhënies së testeve IELTS dhe TOEFL.