Përkthime simultane
Përkthimi simultan paraqet mjeshtëri specifike dhe me profesionalizëm të madh, e cila përdoret për të komunikuar në shumë gjuhë. Kjo teknikë përdoret në takime që organizohen për shitje, në konferenca industriale, në seminare edukative, shëtitje turistike ose gjatë seancave qeveritare, gjithmonë kur preokupimi kryesor është komunikimi efektiv.
Përkthyesit tanë të cilët qëndrojnë në kabina, për ta zvogëluar zhurmën, e dëgjojnë prezantimin dhe bëjnë përkthim simultan në gjuhën në të cilën ka nevojë të përkthehet biseda-fjalimi.
Në Qendrën për përkthime dhe kurse gjuhësore IN dhe AUT ne jemi përkushtuar që secilën ngjarje ta bëjmë të suksesshme. Me mbi 10 vjet përvojë pune, njohuritë tona dhe reputacioni janë garancia juaj se ne do t’ju sigurojmë shërbim me kualitet të lart.
Shërbimet tona të përkthimit simultan Ju mundësojnë që mesazhi Juaj të dëgjohet në konferencat, takimet, seminaret ndërkombëtare dhe në mbledhjet e tjera. Përkthyesit tanë për përkthim simultan janë të edukuar dhe me përvojë për ta dëgjuar mesazhin që dërgohet në një gjuhë dhe për ta përkthyer drejtë të njëjtin, duke mundësuar komunikim ndërkombëtar në të gjitha llojet e mbledhjeve. Përkthyesit tanë të konferencave punojnë në çifte, duke përdorur pajisje për përkthim simultan, me qëllim që të sigurohet sukses gjatë realizimit të ngjarjes që jeni duke e zhvilluar.